Veteranët e Llapi nga Podujeva sot do të luajë një ndeshje revyale me Diasporën.
Është një miqësore luksi por e mirëseardhur për dy palët.
“Sonte me fillim prej orës 19:00 zhvillohet ndeshja tradicionale ndërmjet Veteranëve të Llapit dhe atyre nga Diaspora në Stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.
Kjo ndeshje si çdo vit paraprak zhvillohet ndërmjet futbollistëve që dikur kanë veshur fanellën e Llapit dhe kanë kontribuar për arritjen e sukseseve kulmore të ekipit tonë llapjanë.
Ju ftojmë ta përcillni këtë ngjarje tradicionale sonte në Stadiumin ‘Zahir Pajaziti’”, njofton KF Llapi.