Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për synimet e ekipit të tij, për sezonin e ardhshëm.
Gjatë këtij muaji fillojnë ligat e mëdha evropiane.
E përpara rikthimit të ekipeve në ligat përkatëse, të gjithë flasin për synimet e tyre për sezonin që po vije.
Së fundmi ka folur edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.
Ai tha se ekipi i tij duan të luftojnë për të gjithë trofetë e këtij sezonit.
“Ka gjashtë trofe për të luajtur dhe ne duam të luftojmë për të gjithë”, tha italiani.
Kujtojmë se sezonin që lamë pas ‘Mbretërit’ fituan La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Spanjës.