Conte: Liverpool blen 100 milionë një lojtar!

Futboll

Conte: Liverpool blen 100 milionë një lojtar!

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 19:26
Conte

Tottenham nis të shtunën rrugëtimin në sezonin e ri të Premier League teksa Spurs presin në shtëpi Southampton. Trajneri Antonio Conte foli në konferencën e zakonshme për shtyp ku ndër të tjera nuk mbeti pa komentuar edhe rivalët dhe garën në Premier League duke theksuar se është e vështirë të fitosh kampionatin kur në lojë është Manchester City e Liverpool që kanë mundësinë ekonomike të shpenzojnë 100 milionë për të transferuar një lojtar.

Triumfi në kampionat? “Manchester United në sezonin e kaluar përfundoi në vendin e gjashtë, një edicion më parë e kishin mbyllur të dytët. Në merkato transferuan Cristiano Ronaldo, Sancho dhe Varane me synimin për të fituar Premier League, por doli krejt e kundërta.

"Tani në Premier League janë Manchester City dhe Liverpool që për mua janë dy klube “Top” në Botë, prej shtatë vitesh kanë të njëjtin trajner dhe tashmë janë në një pikë ku të tjerët e kanë shumë të vështirë t’i konkurrojnë.

Ne duhet të provojmë edhe pse ne duhet të shpenzojmë 100 milionë euro për gjashtë lojtarë, ndërsa ato me aq para transferojnë një ose dy futbollistë. Kjo është diferenca dhe kjo i lejon ata që të jenë përpara dhe t’i vetëm i ndjek.

Megjithatë, për mua ato janë në një pozicion ku e meritojnë të jenë dhe kanë trajnerë si Guardiola dhe Klopp që iu besojnë për gjithçka. Apo edhe Tuchel, për t’u shndërruar në një klub të madh duhet stabilitet dhe vizion. Ideja është e qartë, vetëm hap pas hapi, boshllëku mund të ngushtohet”, u shpreh Conte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat