Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së parë të sezonit 2022/23 të Premier Ligës angleze, ku Arsenali hynë drejt zhveshtores në epërsi minimale kundër Crystal Palace.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Selhurst Park”, skuadra e Arsenalit gjendet në epërsi prej 1:0 si mysafire kundër Crystal Palace.
Ishte ylli brazilian, Gabriel Martinelli ai i cili e zhbllokoi rezultatin në ndeshje, ku shënon në minutën e 20’ për të kaluar skuadrën e Mikel Artetas në epërsi.
Po ashtu, goli i Martinellit është edhe goli i parë i sezonit të ri 2022/23 të Premier Ligës angleze.
Pjesa e parë mbyllet me avantazh 1:0 të Arsenalit.