Istanbulspori e nisi me humbje Superligën turke, aty ku u rikthye pas sukseseve në “play-off”. Kristal Abazaj dhe Jetmir Topalli e nisën si titullarë për vendasit, të cilët humbën 0-2 me Trabzonsporin.
Kampionët në fuqi të Turqisë, shënuan nga një gol për pjesë me anë të danezit Andreas Cornelius dhe holandezit Stefano Denswil.
Në fushë për Istanbulsporin u fut edhe Valon Ethemi në minutat shtesë, ish-lojtari i Kukësit, ndërkohë që Eduard Rroca është i dëmtuar.
Nga Turqia në Kroaci, aty ku Jorgo Pëllumbi dhe Agon Elezi, ish-lojtarët e Skënderbeut, luajtën nga minuta e parë për Varazdin në barazimin 1-1 ndaj kampionëve të Dinamos së Zagrebit.