Ernest Muçi ka gjetur golin e dytë në këtë sezon për Legian e Varshavës. Sulmuesi shqiptar e nisi ndeshjen si titullar dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 47-të në sfidën e kampionatit ndaj Piast Gliëice.
Ishte pikërisht, goli i Muçit ai që zhbllokoi shifrat e këtij takimi teksa ish-lojtari i Tiranës i shpëtoi mbulimit të kundërshtarëve në zonë dhe mposhti portierin me një goditje teknike.
Kujtojmë se ky është goli i dytë për Muçin në kampionat teksa 21-vjeçari realizoi edhe në takimin hapës të kampionatit që Legia barazoi me shifrat 1-1 ndaj Korona Kielce në transfertë duke i dhuruar pikën e parë të tijve.
Ky sezon ka nisur në mënyrën më të mirë për Muçin që ka rigjetur besimin e drejtuesve dhe stafit të Legias ndërsa në këtë mes ka ndikuar edhe trajneri i ri i polakëve, Kosta Runjaic që e vlerëson së tepërmi futbollistin shqiptar.