Interi afër transferimit të Alvaro Odriozolas

Futboll

Interi afër transferimit të Alvaro Odriozolas

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 23:43
Alvaro Odriozola.

Interi kanë shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, Alvaro Odriozola.

E ardhmja e Odriozolas është gjithnjë e më larg ‘Santiago Bernabeut’.

Mbrojtësi nuk është pjesë e planeve të trajnerit, Carlo Ancelotti, andaj do të largohet nga Real Madridi.

Sipas ‘Gazetta dello Sport’, Interi po e sheh Odriozolan si adekuat për të zëvendësuar Denzel Dumfries, që pritet të largohet.

Spanjolli ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në qershor të vitit 2024 dhe sipas ‘Transfermarkt’ vlerësohet me 12 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat