Vizitë në selinë e Interit për Federico Pastorello.
Agjenti, ndër të tjera, i Francesco Acerbit dhe Arthurit, i është përgjigjur kështu pyetjeve të FCInterNews: “Acerbi? Jo, kemi bërë një bisedë. Në përgjithësi jam këtu dhe kam ardhur të përshëndes Ausilio dhe Baccin”.
Por a është ai një lojtar që ju pëlqen? “Ne duhet të dëgjojmë prej tyre, por unë mendoj se ai është një lojtar i fortë. Nuk kam dyshim se do t’i pëlqejë shumë drejtuesve dhe te shohim se cfare ndodh”.
E ardhmja e Arturit? “Ka një interes dhe shpresoj se mund të materializohet
. Ai ka dëshirën për të shkuar, kështu që dëshira është që të gjendet një zgjidhje për të, sepse një lojtar kaq i fortë nuk ka pse të qëndrojë dhe të shohë të tjerët. Shpresojmë të gjejmë një zgjidhje edhe për të”.
A mund të qëndrojë Esposito në Inter për të bërë sulmuesin e pestë? “Bëmë një zgjedhje për të vazhduar të luajmë. Ai ka ende nevojë për kohë, ai do të bëjë mirë këtë vit, pastaj do të shohim vitin e ardhshëm”.