Fenomeni nuk ka dyshime

Futboll

Fenomeni nuk ka dyshime

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 23:55
Ronaldo

Ka lënë futbollin prej vitesh, e megjithatë konsiderohet një ndër qendërsulmuesit më të fortë dhe spektakolarë të të gjitha kohërave.

Bëhet fjalë për Ronaldo Fenomenin, ende i lidhur me botën e futbollit, tanimë si President i Valladolid në Spanjë.

Fenomeni ishte së fundmi në Sao Paolo ku gjatë një eventi promocional foli edhe për Kupën e Botës në Katar dhe skuadrën favorite. Pak dyshime ka për ish lojtarin e Interit, Brazili mbetet gjithmonë favorit në një kompeticion kombëtaresh dhe edhe këtë herë për një motiv që sipas tij mban emrin Neymar.

“Ky Botëror nuk do të jetë ndryshe, por nëse Neymar është mirë fizikisht dhe i përqendruar në 100% në këtë Kupë Bote, do të kemi shumë mundësi për ta fituar titullin”, tha Fenomeni.

Më pas Ronaldo e shtjelloi më tej mendimin e tij duke u shprehur.

“Kemi një skuadër të madhe, lojtarë të mëdhenj, por mbi të gjitha kemi Neymar që është shumë ndryshe nga lojtarët e tjerë si në aspektin teknik ashtu edhe fizikisht”.

Fenomeni duket se ka një vlerësim shumë të madh për Neymar që padyshim do të jetë ndier i përkëdhelur nga fjalët e një prej qendër-sulmuesve më të fortë që ka njohur futbolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat