Gazetari i afërt me klubin e Barcelonës, Gerrardo Romero, ka konfirmuar se Frenkie De Jong është shumë afër kalimit te Chelsea.
Ai këtë çështje e sheh një “pikë të nxehtë”, duke aluduar se gjërat kanë filluar të jenë tejet serioze.
Barça gjithashtu mund të bie lehtë dakord për shitjen e lojtarit, në rast se pranojnë ndonjë ofertë të mirë.
Situata në “Camp Nou” nuk është shumë e volitshme, andaj katalunasit kërkojnë që disa prej lojtarëve të largohen, në mënyrë që të mund të regjistrohen lojtarët e ardhur gjatë verës.