Lecce është eliminuar në raundin e parë të Kupës së Italisë teksa është mposhtur në shtëpi nga ana e Cittadellas.
Në fakt, koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1, por në kohën shtesë miqtë u treguan cinikë duke shfrytëzuar mundësitë e paraqitura dhe shënuan edhe dy herë të tjera, ndërsa vendasit realizuan edhe një tjetër gol që shërbeu sa për statistikë me 120 minutat që u mbyllën me rezultatin 2-3.
Brenda kësaj ndeshje pati edhe një sfidë mes lojtarëve të kombëtares, Kastriot Dermaku i Lecces dhe Elhan Kastrati i Cittadellas.
Portieri festoi në fund, ndërsa nga ana tjetër, mbrojtësi përvecc eleminimit duhet të shqetësohet edhe për një dëmtim që nuk e lejoi të luante për 90-minuta pasi u zëvendësua që në pjesën e parë, saktësisht në minutën e 22-të.
Sakaq, Cittadella e Elhan Kastratit në raundin pasardhës të Kupës së Italisë do të përballet me fituesin e cciftit Palermo-Torino.