Megjithë dëmtimin e sulmuesit francez Kylian Mbappe, sulmuesi argjentinas Mauro Icardi nuk është grumbulluar nga trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, për ndeshjen e parë sezonale në kampionat.
Një goditje e rëndë që klubi parizien i jep sulmuesit argjentinas në prag të sezonit të ri.
PSG do të luajë sot në mbrëmje ndaj Clermont dhe Icardi është lënë jashtë skuadrës. Sipas “L’Equipe”, Icardi nuk është i dëmtuar dhe mosgrumbullimi nuk ka të bëjë me zgjedhjet teknike të trajnerit.
Mësohet se Icardi nuk është grumbulluar për të zgjidhur problemet personale që ka patur kohët e fundit, pasi qarkullojnë zëra për një ndarje me bashkëshorten Wanda Nara. Edhe pse këto problem janë përgënjeshtruar, mosgrumbullimi i sulmuesit është një sinjal se diçka nuk shkon.