Një telash i madh është hapur për trajnerin e ri të PSG në Francë.
Christophe Galiter nuk i është miratuar kontrata e re nga ana e Federatës Franceze të Futbollit.
E gjitha kjo e ka një shpjegim, megjithëse është në kufijtë e së pabesueshmes.
Christophe Galtier nuk e ka diplomën e UEFA Pro. Sipas rregullores, ajo duhet të rinovohet në çdo tre vite. Gatlier nuk e ka rinovuar ende, duke e harruar një gjë kaq të rëndësishme, megjithëse po drejton në stërvitje Lionel Messi, Mbappe dhe Neymar.
Tashmë trajneri është i detyruar që ta zgjidh situatën sa më shpejt të jetë e mundur.