Sulmuesi gjerman Time Werner duket se po numëron ditët tek Chelsea.
Sipas mediave gjermane, lojtari dëshiron të rikthehet tek ish-klubi i tij, RB Leipzig.
Werner prej kohësh është i lidhur me largimin nga londinezët pasi që lojtari nuk ia doli të tregojë më të mirën e tij në skuadrën e Thomas Tuchel.
Edhe vet sulmuesi gjerman thuhet se dëshiron rikthimin tek Leipzig, aty ku ai kishte gjetur formën e tij më të mirë.