Luis Suarez është bërë protagonist në fitoren 3-0 të Nacional përballë Rentistas në kampionat, ku shënoi një gol dhe humbi një penallti në minutat e fundit të takimit.
Në minutën e 58’, uruguaiani gjeti topin pas një krosimi nga goditja e këndit dhe me kokë e dërgoi atë në rrjetë duke e çuar rezultatin në 3-0.
Në minutën e 84’, ai kishte mundësinë të shënonte një dy-golësh personal, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Ky ishte goli i parë i Suarezit në rikthimin e tij te Nacional, pas 16 vitesh.