Kosova ka një numër të madh talenteve të futbollit, që po shquhen nëpër ekipet e ndryshme.
Një emër që po vjen është edhe Erion Topalli, lojtar i Vizionit të Ferizajt.
Një talent që shkëlqen në turneun “Dan Cup” në Danimarkë.

Sulmuesi që u zbulua dhe u formua nga trajnerët Vigan Shaqiri e Qerim Shaqiri, me teknikën e lojës që tregoi në Hjorring, mahniti njohësit e lojës më të popullarizuar në botë.
Shaqiri tha për gazetën “Bota sot”: “Erioni ka shpejtësinë, goditjet dhe mbi të gjitha teknikën, që e bën edhe diferencën në fushë”.
Është vetëm 13 vjeç dhe po tregon formën më të mirë.

Erion Topalli dhe trajneri Vigan Shaqiri
“Prej moshës 6 – vjeçare, kur ka ardhur tek ne, kemi vërejtur talentin e tij dhe tani po shpërblehet me golat e tij.
8 gola ka shënuar në Danimarkë për 6 ndeshje në turneun ‘Dana Cup’”, tregon Shaqiri.
Topalli është sulmues i pandalshëm në garat e rajonit të Ferizajt. Ai është golashënuesi më i mirë në rajonin e Ferizajt - kategoria fatosët.
“Ka stilin e lëvizjes si legjendat Maradona apo Vokrri. Topalli mund të jetë një Maradonë apo një Vokrri i ri”, shprehet Shaqiri