Skuadrat kosovare janë duke i zhvilluar përgatitjet e fundit para fillimit të edicionit të ri 2022/23.
SC Gjilani ka aranzhuar miqësoren e radhës, të cilën e luan sot (e shtunë) ndaj Phoenixit, shkruan Gazeta Olle.
Kuqebardhët luajnë ndaj skuadrës nga Liga e Parë në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 17:30.
Skuadra e Zekirija Ramadanit para tre ditësh zhvilloi miqësoren e fundit, ku mposhti Drenasin me golin e vetëm të Albert Dabiqajt.