Një fotografi sa një mijë fjalë e gjeneratës së artë të Prishtinës.
Mbrojtës – mesfushori shtatlartë Rifat Mehinoviq (sot i ka 66 vjeç), që në vitin 1983 erdhi në radhët e Prishtinës nga radhët e Sllobodës së Tuzllës.
Ai u paraqit deri në vitin 1986 për Prishtinën e cila për pesë vite qëndroi në elitën e futbollit ish jugosllav.
Dashamirët e vjetër të futbollit e mbajnë mend si sot shtatlartin me numër 6-të, një luftarak i madh.
Nga e majta Rexhep Gaxholli, Rifat Mehinoviq dhe Fadil Vokrri.
Në prapavijë nga e majta Zoran Batrovoqi, Skënder Shengyli, Behajdin Gjilani dhe me ngjyrë të verdhë portieri Sllobodan Shujica.