Pep Guardiola e donte te Manchester City, por Marc Cucurella përfundoi te Chelsea. Biznes i shkëlqyer për Brighton, që fitoi 73 milionë euro nga shitja e anësorit të majtë spanjoll, rekord për “Pulëbardhat”.
24-vjeçari, i cili vitin e kaluar debutoi me kombëtaren e Spanjës, donte të vijonte karrierën në një ekip që garon në Champions League. Dëshira iu plotësua, ndërkohë që tekniku i Brighton ka mbetur i zhgënjyer nga largimi i tij.
“Nuk donim ta humbnim Cucurellën, por ai kërkonte të luante në Champions League për të marrë një ftesë nga kombëtarja spanjolle në Katar 2022.
Natyrisht që jemi të zhgënjyer që e shohim të largohet, por i urojmë çdo të mirë në të ardhmen. Ai zhvilloi një sezon të shkëlqyer në vitin e parë në Premier League.
E meritoi fitimin e çmimit lojtari më i mirë i sezonit te Brighton, dhe ka qenë një kënaqësi e vërtetë të punoj me të në 12 muajt e fundit“, deklaroi Graham Potter.