Gjiganti turk e ka seriozisht, kontakton Ronaldon për ta transferuar në Stamboll!
Kristiano Ronaldo është ende në kërkim të një skuadre, ku do të mund të luajë në Ligën e Kampionëve.
Siç raporton prestigjiozja portugeze, “Sport”, gjiganti turk, Galatasaraji ka kontaktuar direkt me 37-vjeçarin për ta bindur për një transferim të mundshëm.
Gjithsesi përgjigja e Ronaldos ishte e menjëhershme, i cili është shprehur se nuk do të transferohet te asnjë skuadër që nuk luan në Ligën e Kampionëve këtë sezon.