Fulham-i dy herë avancoi por nuk doli triumfues ndaj Liverpoolit të madh, duke barazuar me rezultat 2:2, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Craven Cottage" në Londër., ndeshja e javës së parë të Premier League.
Në minutën e 32-të Mitroviq kaloi në epërsi vendasit.
Luiz Diaz iu afrua shumë golit të barazimit në minutën e 39-të, por gjuajtja e sulmuesit kolumbian u ndal në shtyllë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/August/06/auto_31659792184.jpg)
Liverpooli barazon në pjesën e dytë me golin e Nunez pikërisht në minutlën e 64-të.
Ky gëzim nuk zgjati shumë dhe Mitroviq shënon nga penalltia për 2:1, në minutën e 72-të.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/August/06/auto_31659792184.jpg)
Liverpooli i trajnerit Jurgen Klopp sërish barazon rezultatin duke i falënderuar golit të Mohamed Salah në minutën e 88-të.
Në javën e ardhshme Liverpooli do të takohet me Crystal Palacen dhe Fulham i shkon Wolves-it.