Një futbollisti i Serisë A është pezulluar për dy ndeshje pasi ka hkelur nenin 4 të rregullores, atë që ka lidhje me korrektësinë sportive.
Federata Italiane e Futbollit ka marrë vendimin që ta skualifikojë lojtarin për dy ndeshje, me dënimin që do të shlyhet në kampionatin që do të fillojë tani.
Kjo masë e Federatës Italiane të Futbolli është marrë në dëm të Gaetano-s, mesfushor i Napoli-t, i cili vitin e kaluar ishte huazuar te Cremonese.
Shkaku ka qenë mesazhi që Gaetano ka dërguar në ëhatsapp sezonin e kaluar, kur ishte një lojtar i skuadrës që këtë vit do të luajë në Serinë A.
Mesazhi, në të cilin shkruhej “Do na i lësh 3 pikët të premten?” (i shoqëruar me dy emoji të qeshur), ka qenë për Vittorio Parigini para ndeshjes së Cremonese-s kundër Como-s.