Juventusi pranë goditjes së radhës

Futboll

Juventusi pranë goditjes së radhës

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 16:28
Juventusi pranë goditjes së radhës

Juventusi raportohet se është fare pranë transferimit të sulmuesit të Eintrahtit të Frankfurtit, Filip Kostiç.

Madje, mediat italiane bëjnë fakt të kryer arritjen e një marrëveshjeje verbale mes klubit italian dhe atij gjerman, edhe pse deri në orët e fundit, “Shqiponjat” kanë qenë në bisedime edhe me Uest Hemin.

Sipas mediave italiane, gjithçka po diskutohet për detajet e marrëveshjes mes Juventusit dhe Frankfurtit.

Bardhezinjtë i kanë propozuar 8 milionë euro plus bonuset klubit gjerman. Ndërkohë që Eintrahti dëshiron të paktën 15 milionë euro për lojtarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat