Gjiganti italian Inter është duke e vëzhguar mbrojtësin shqiptar të Romës, Marash Kumbullën.
Mediat italiane të shtunën raportojnë se ‘Nerazurët’ janë duke menduar për mbrojtësin shqiptar.
Pas largimit të Andrea Ranokias, internistët janë duke kërkuar lojtarin që do të mbulon hapësirën që ka lënë Ranokias, dhe siç thuhet Kumbulla është në listën e ‘Zikaltërve’.
Reprezentuesi i Shqipërisë, nuk e ka të sigurt vendin në skuadrën e Jose Mourinhos, andaj nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij nga ‘Olimpico’.
Krahas Interit, Kumbulla kërkohet edhe nga Torino, një tjetër klub i njohur i Serie A.