Paolo Maldini dhe Frederic Massara po tentojnë një tjetër talent nga kampionati francez.
Objektivi i Milanit për mesin e fushës është Jean Onana, i cili është pjesë e Bordeaux, klub nga erdhi edhe Adli.
22-vjeçari nga Kameruni luan në qendër të mesit të fushës, ndërkohë që numëron edhe 9 ndeshje me kombëtaren afrikane. Kampionët e Italisë po e monitorojnë situatën e Onana, i cili nuk dëshiron të mbetet në Ligue 2 me Bordeaux.
Për Onana ka interesim edhe nga gjermanët e Schalke 04, që kërkojnë të përforcojnë mesfushën me një nga të paktët lojtarë që bëri mirë në sezonin e kaluar me Bordeaux.