Superliga e Turqisë është rikthyer në aksion për edicionin e ri 2022/23.
Skuadra e re e Valmir Veliut, Gaziantep luan si mysafire e Sivasspor në ndeshjen e parë sezonale.
Anësori pati paraqitje fantastike gjatë miqësoreve parasezonale me skuadrën turke.
Megjithatë, Veliu nuk do të jetë startues në duelin e parë. Ai e fillon ndeshjen si rezervist, por debutimi i tij në elitën e futbollit turk mund të vijë gjatë pjesës së dytë.
Këta janë të besuarit e trajnerit Erol Bulut në ndeshjen ndaj Sivasspor.