Futbollisti Besart Ibraimi tregon klasin e tij në hapje të kampionatit të ri të Maqedonisë së Veriut.
Struga Trim Lum e demoloi me rezultat 3:0 Pobeda-n e Prilepit, në takimin që u zhvillua në Strugë.
Ibraimi ishte i pagabueshëm për mbrojtjen e skuadrës rivale, duke shënuar në minutën e 45+2 dhe 63-tën.
Futbollisti Fatjon Yusufi në minutën e 89-të realizon për rezultatin 3:0.
Struga TL tregon se këtë sezon ka ambicie për të luftuar për majën e tabelës, ndërsa Pobeda do të bëjë me një betejë të ashpër për mbijetesë.