Roma përgatit goditjen e radhës.
Roma e Zhoze Murinjos duke se nuk planifikon të ndalet në këtë merkato ku pas transferimeve të Paulo Dibalës dhe Zhorzhinjo Vijnaldum, goditja e radhës duket të jetë ish-sulmuesi i Torinos, Andrea Beloti.
Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, palët janë shumë pranë akordit me 28-vjeçarin që për momentin gjendet në merkato si lojtar lirë pas përfundimit të kontratës me torinezët.
Këmbëngulja e Murinjos ka qenë deçizive në këtë transferim, me portugezin që ka kontaktuar personalisht me sulmuesin italian për ta bindur që ti bashkohet projektit të tij te Roma ku në sezonin e ardhshëm do të tentohet rikthimi në Ligën e Kampioneve.