Interi do të përballet në miqësoren e fundit të fazës përgatitore me Vijarealin ku do të kërkojë një tjetër fitore.
Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani e nis sfidën si titullar pas dëmtimit të Brozoviç me mesfushorin kuqezi që ka mundësi të startojë dhe sfidën e parë të kampionatit për zikaltërit javën e ardhshme ndaj Leçes.
Lukaku-Lautaro do të jenë në majën e sulmit me qëllimin për ta mbyllur fazën përgatitore me një sukses.
FORMACIONET ZYRTARE:
Inter: Handanoviç; 37 Skriniar, 6 De Vrij, 95 Bastoni; 2 Dumfrajs, 23 Barela, 14 Asllani, 20 Calhanoglu, 8 Gosens; 90 Lukaku, 10 Lautaro/
Vijareal: 13 Ruli; 8 Fojth, 3 Albiol, 4 Pau Torres, 24 A. Pedraza; 19 Kokuelin, 6 Kapoue, 5 Dani Parejo; 21 Jeremy, 17 Áleks Baena, 18 N. Xhakson.