Policia i mban të izoluar në stadium!
Borussia e Dortmundit e nisi sezonin me fitoren minimale 1-0 ndaj Bayer Leverkusen në “Signal Iduna Park”, megjithatë festa e tifozëve është ndërprerë nga ankthi i një njoftimi të dhënë nga zyrtarët e ndeshjes.
Për shkak të një operacioni policor, tifozët nuk janë lejuar të dalin nga stadiumi deri në një moment të dytë, teksa njoftimin e dhanë vetë autoritetet dhe e komunikuan zyrtarët e ndeshjes.
Një makinë e dyshimtë, e lënë e ndezur në parkim, ka vënë në alarm autoritetet policore, që kanë vendosur të mbajnë dyert e stadiumit të mbyllura, deri sa të sigurohen për mungesën e rrezikut.