Pas një vendi zhgënjyes të 13-të në kampionat sezonin e kaluar, Galatasaray po ndërmerr hapa për të forcuar veten dhe për t’u rikthyer në majat e futbollit turk.
Klubi i Stambollit konfirmoi këtë të shtunë fillimin e negociatave me sulmuesin belg Dries Mertens, pa asnjë kontratë që nga largimi nga Napoli, dhe me Arsenalin për mesfushorin uruguaian Lucas Torreira.
“Negociatat zyrtare kanë filluar me lojtarin dhe klubin e tij Arsenal Football Club në lidhje me transferimin e futbollistit profesionist Lucas Sebastian Torreira Di Pascua në klubin tonë.
Lidhur me transferimin e futbollistit profesionist Dries Mertens në klubin tonë, kanë nisur negociatat zyrtare me futbollistin”, lexojmë në dy njoftimet për shtyp të verdhekuqeve.