Inter është mundur 4:2 në miqësoren të luajtur mbrëmjen e sotme kundër skuadrës spanjolle të Villarreal-it në St adio Adriatico të Peskarës.
Pjesa e parë është mbyllur 2-1 në favor të miqve me Pedraza-n dhe Cocquelin që kanë shënuar respektivisht në minutën e 29-të dhe 43-të për Villarreal, ndërsa Lukaku ka barazuar përkohësisht rezultatin në minutën e 36-të.
Pedraza ka qenë protagonist edhe në fillimin e pjesës së dytë duke shënuar golin e tretë për spanjollët në minutën e 48-të.
Skuadra e Simone Inzaghi-t është kundërpërgjigjur në minutën e 66-të duke ngushtuar diferencat me D’Ambrosio-n, por Jackson ka siguruar fitoren për Villarreal-in me golin e katërt të shënuar në minutën e 81-të.
Dy humbje dhe dy barazime për milanezët në katër miqësoret e fundit, një shenjë aspak e mirë kur ka mbetur edhe nga fillimi i sezonit të ri.