Harry Maguire ka folur për trajnerin e ri të Manchester United.
Erik ten Hag do fillojë nga sot periudhën e tij të re në ‘Old Trafford’.
Holandezin e pret një punë e vështirë, pas një sezoni për ta harruar nga ‘Djajtë e Kuq’.
Se trajneri i ri ka sjellë energji pozitive te ekipi, ka folur kapiteni i tyre, Harry Maguire.
“Ka qenë shumë mirë, padyshim një fillim i ri pas sezonit të kaluar.
Ten Hag ka sjellë shumë energji pozitive dhe djemtë e kanë kuptuar shumë mirë deri tani”, tha anglezi.
Sot me fillim nga ora 15:00, Man United do të pres në ‘Old Trafford’ Brightonin, në kuadër të ndeshjes së parë në Premier Ligë.