Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata mbetet synim i klubit të madh italian, Juventus.
Mediat italiane të dielën shkruajnë se torinezët po këmbëngulin për sulmuesin e Atletico Madridit, Alvaro Moratan.
Juventinët dhe skuadra madrilenë po vazhdojnë negociatat për transferimin e spanjollit në Torino, skuadër më të cilën luajti sezonin e kaluar në formë huazimi.
Atletico thuhet se nuk pranon asnjë ofertë me poshtë se 25 milionë euro, por siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, ‘Zonja e Vjetër’ po bën gati ofertën e fundit në adresë të skuadrës madrilene për Moratan..