Synohet 33-vjeçari që luan në Itali

Futboll

Synohet 33-vjeçari që luan në Itali

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 11:21
Arnautoviq

Manchester United do të bëjë debutimin në kampionat pikërisht pasditen e sotme me sfidën në shtëpi ndaj Brightonit, e ndërsa trajneri Ten Haag mendon për ta nisur sa më mirë përballë tifozëve të skuadrës, drejtuesit punojnë ende për merkaton.

Kështu së fundi ka dalë në skenë emri i sulmuesit austriak Marco Arnautoviq, i cili është pjesë e Bolognës, por burime pranë klubit emilian flasin për një interesim zyrtar të “djajve të kuq” për kartonin e tij.

Futbollisti 33-vjeçar është një njohës i mirë i Premier Leagues, pasi ka luajtur më herët aty me Stoke City e Ëest Ham, teksa për “djajtë e kuq” shihet si një lojtar cilësor, që mund të vijë me kosto shumë të ulët në Manchester.

Arnautoviq ka edhe një vit kontratë me Bolognën, megjithatë përballë një oferte prej 7-8 milionë eurosh mund të largohej drejt Anglisë, aty ku Manchester United mund t’i ofrojë pagë më të mirë dhe sigurisht më shumë prestigj në vitet e fundit të karrierës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat