Pritjes së Lorenco Insinjes duket se i ka ardhur tashmë fundi, me sulmuesin italian që gjeti rrugën e rrjetës me Torontën.
Kjo ishte ndeshja e katërt e tij për skuadrën kanadeze dhe që rezultoi ai që i dha tre pikët në transfertën me Nashvill.
Në minutën e 77’, italiani lëshoi një gjuajtje nga distanca, e cila përfundoi në fundin e rrjetës.
Gjithashtu në këtë takim realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe ish-mesfushori i Juventusit, Frederiko Bernardeski.
Toronto ndodhet në vendin e parafundit në Konferencën e Lindjes, por sërish është në garë për të siguruar një vend në fazën “play-off”.