UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen mes Klaksvikut dhe Ballkanit

Futboll

UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen mes Klaksvikut dhe Ballkanit

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 11:39
Ballkani

Ballkani do ta zhvillojë javën tjetër ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës do të ndeshet me Klaksvikun në kuadër të rundit të tretë eliminator në këtë kompeticion.

Ndeshja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë i takoi suharekasve me rezultat të ngushtë, 3:2.

Kurse, ndeshja e kthimit në Torshavn luhet të enjten,raporton FrontOnline. UEFA tashmë ka deleguar edhe gjyqtarët për këtë ndeshje.

Gjyqtari nga Gjeorgjia, Goga Kikacheishvili do ta ndajë drejtësinë në këtë ndeshje.

Davit Gabisonia dhe David David Chigogidze do të jenë ndihmësit e tij, teksa Irakli Kvirikashvili do të jetë gjyqtar i katërt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat