Superioren jemi mësuar ta shohim në Digitalb përmes SuperSport, megjithatë kjo gjë nuk do jetë e mundur përgjatë 3 sezoneve të ardhshme.
Kjo pasi është Tibo që ka fituar të drejtën e transmetimit, siç raporton CNA.
Do jetë dhe Kategoria e Parë që gjithashtu do vijë përmes ekranit nga kjo platformë.
Tibo e ka për herë të parë përcjelljen e elitës së futbollit shqiptar dhe kjo gjë mund të quhet surprizë. Eksperienca e vetme me klubet shqiptare është transmetimi gjatë korrikut i disa ndeshjeve europiane.
Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga FSHF, që më parë kishte hapur garën për fitimin e të drejtave televizive.