Ndonëse ditëve të fundit është folur se mbrojtësi francez Presnel Kimpembe, do të largohet nga PSG-ja, megjithatë, lojtari do qëndrojë në Paris.
Kimpembe vëzhgohej nga klubi i madh anglez, Chelsea, por sipas gazetarit Loic Tanzi, francezi nuk do të largohet nga ‘Parku i Princave’.
“Mbrojtësi francez Presnel Kimpembe do të qëndrojë në Paris Saint-Germain”, shkruan gazetari Loic Tanzi.
Francezi do të jetë një lojtar kyç i kampionëve në fuqi të Francës në sezonin që tashmë ka nisur..