Pavendosmëria

Futboll

Pavendosmëria

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 11:57
Ronaldo

Pavendosmëria e Ronaldos rrezikon të lërë United me një sulmues për sezonin e ri, “Djajtë e Kuq” tentojnë veteranin e Serie A!

Manchester United ka joshur sulmuesin e Bologna, Marko Arnautoviq.

Austriaku ka pasur një takim me drejtuesit e klubit italian.

Ai ka kërkuar që ta shesin atë te “Djajtë e kuq” dhe të rikthehet kështu në Premier League, në moshën 33-vjeçare.

Bologna ka refuzuar deri më tani. Manchester United për të ofron 6 deri në 8 milionë euro për kartonin.

Me një shifër të tillë italianët e kanë të vështirë të gjejnë një zëvendësues për Arnautoviq, të cilit United i ofron marrëveshje 3-vjeçare me pagë 3 milionë euro plus bonuse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat