Milan në ankth për Tonalin

Futboll

Milan në ankth për Tonalin

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 12:11
Tonal

Edhe ndeshja kundër Vicenza-s, prova e fundit para debutimit, ka bërë të qartë se Milan-i është gati për kampionatin. Lajmi i keq për kuqezinjtë janë dëmtimet shumta.

Origi-t, i cili nuk ka luajtur asnjë minutë me ekipin e ri, i janë shtuar Messias, Giroud dhe Tonali. Gjendja e mesfushorit do të vlerësohet me kujdes në ditët e ardhshme, dyshohet për shqetësime muskulore.

Një ndalesë e mundshme e gjatë e lojtarit do ta detyronte Milan-in të vihej në lëvizje në merkato për të gjetur një mesfushor dhe emrat në listën e Maldini-t dhe Massara-s janë të shumtë, nga Tameze te Sarr, nga Fofana te Onyedika.

Mes të gjithë emrave të përmendur më lart, ai që duket se pëlqehet më shumë nga tifozët kuqezinj duket se është Tameze i Verona-s. Një mesfushor fizik, por edhe cilësor.

“Tameze duhet marrë menjëherë. Është shumë i fortë”, ka shkruar një tifoz i kampionëve të Italisë në rrjetet sociale.

“Është një lojtar shumë i mirë që do të përshtatej shumë mirë me lojën e Pioli-t. Do të kompletonte mesfushën me dinamizëm dhe fuqi që për momentin mungojnë”, ka shkruar një tjetër.

Më pak entuziazëm për emrat e tjerë në listë, të paktën për momentin. “Mendoj se në fund do të duhet ta marrim këtë Fofana”, ka shkruar një tifoz.

Një tjetër nuk është i bindur nga Sarr i Tottenham-it: “Nuk më pëlqen kjo ide, e shikoj më shumë si një operacion të dëshpëruar në fund të merkatos”.

Një tjetër ka të preferuarin e tij: “Për mua ose të marrim Onyedika ose të qëndrojmë kështu si jemi. Është shumë i fortë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat