Si të mos mjaftojë një merkato e varfër në hyrje, Torino përjashton nga grupi 6 futbollistë. Sipas medias torineze “tuttosport”, trajneri Juric ka vendosur të nxjerrë nga planet për sezonin e ardhshëm emra si Simone Verdi, Simone Zaza, Armando Izzo, Simone Edera, Vincenzo Millico dhe Krisztofer Horvath.
Dyshimet janë që Juric dyshon se pikërisht një prej këtyre ka bërë videon e famshme të sherrit të trajnerit me drejtorin sportiv Vagnati, megjithatë burime pranë klubit torinez flasin për zgjedhje teknike.
Tekniku ka kontaktuar personalisht të 6 futbollistët, të cilëve u ka bërë të qartë se nuk janë në planet e tij për sezonin e ri dhe duhet të lëvizin për të gjetur një tjetër ekip.
Natyrisht që ky është një telash më shumë për “granatat” në prag të startit të kampionatit, pasi organika reduktohet ndjeshëm.