Fabian Ruiz është gati të largohet nga Napoli: e do PSG, që duket se ka ofruar rreth 25 milionë euro mes shumë fikse dhe bonuseve, sipas Corriere dello Sport.
Një shumë aspak e keqe për një lojtar që është drejt skadencës së kontratës dhe që, ndër të tjera, ka thënë disa herë se nuk ka ndërmend të rinovojë.
Një histori e mbyllur prej kohësh, por edhe një tjetër humbje e madhe për Napoli-n, me trajnerin Spalleti që nuk e ka fshehur shqetësimin pas miqësores së djeshme kundër Espanyol.
“Nëse pres të vijnë Raspadori dhe portieri? Mendoj se i pret klubi, nuk i pres unë sepse skuadra nuk është e kompletuar”, ka thënë trajneri i axurrëve.
Largimi i fabian do të shtojë dyshimet dhe shqetësimet e Spalletti-t, por drejtori sportiv Giuntoli po punon prej kohësh për dy emra: Antonin Barak i Verona-s dhe Giovani Lo Celso i Tottenham-it.
Operacioni Fabian Ruiz, ndër të tjera, mund të përfshijë edhe portierin e PSG-së, Keylor Navas, i cili mund të transferohet te Napoli.