Palermo ia beson pankinën ish-kapitenit.
As Moreno Longo dhe as Paolo Vanoli. Palermo ka zgjedhur trajnerin e ri, i cili do të jetë pikërisht Eugenio Corini, ish futbollist dhe ish trajner i skuadrës jugore italiane, që këtë sezon do të garojë në Serinë B, me synimin madhor për t’u rikthyer në elitën e futbollit italian.
Pak ditë më parë nga skuadra u largua trajneri Silvio Baldini, ndërsa drejtuesit e rinj të klubit kontaktuan shumë emra për pankinën, por në fund zgjodhën Corinin, si profilin e duhur për të drejtuar ekipin.
Eugenio Corini ka qenë pjesë e Palermos si futbollist dhe kapiten në periudhën 2003-2007, ndërsa në sezonin 2016-2017 mbajti edhe pozicionin e trajnerit të skuadrës, ndaj është një personazh që e njeh mjaft mirë ambientin dhe gëzon respektin e të gjithëve në klub.