Interi u mposht 4-2 nga Villareali në miqësoren e luajtur në Pescara, ndeshje që ka sjellë kritika të shumta ndaj djemve të Simone Inzaghit. Vetëm një fitore në pesë takime miqësore dhe dhjetë gola të pësuar!
Stefan De Vrij e pranon se Interi nuk po paraqitet mirë dhe duhet të përmirësohet, pasi kampionati është afër.
Mbrojtësi 30-vjeçar i bën thirrje shokëve të skuadrës të ndërrojnë marsh dhe të japin më shumë nga vetja.
“Ka ende shumë për të bërë dhe shumë për të përmirësuar, sidomos në lojën pa top. Ne duhet të përmirësohemi dhe të vazhdojmë të punojmë, jemi të vetëdijshëm se kjo që po bëjmë nuk mjafton.
Ndaj Villarealit nuk shkoi ashtu siç donim. Nuk mund të jemi të kënaqur me rezultatet e arritura në miqësore dhe golat e shumtë që kemi pësuar. Duhet të përmirësohemi shpejt.
Tifozët? Ata na karikojnë, kanë qenë dhe janë gjithmonë të pranishëm kudo që shkojmë”, deklaroi mbrojtësi holandez. Zikaltrit luajnë takimin e parë të sezonit 2022/2023 në Serie A përballë Lecces në transfertë (13 gusht).