Me 11 gola dhe 10 asiste në sezonin e kaluar, Rafael Leao ishte ndër protagonistë e rrugëtimit të Milanit drejt titullit të 19 kampion në historinë e klubit. Përveç se u zgjodh më i miri për ekipin dhe më pas për Serinë A, edhe faqja prestigjoze “Transfermarkt” i ka njohur meritat portugezit.
Ai është zgjedhur si “Lojtari më i mirë” në të gjithë Europën për sezonin 2021-’22.
Shumë i lumtur sulmuesi kuqezi për këtë çmim, të cilin e ka cilësuar si dhuratë dhe ka përfituar për të pozuar me të e për të falënderuar ata që e vlerësuan.
Rëndësia e Leaos për Milanin tashmë dihet dhe klubi po punon për t’i rinovuar kontratën që skadon pas dy vitesh.