Futbollisti kosovar Valmir Veliu mbrëmë ka debutuar në elitën e futbollit të Turqisë.
Veliu pak ditë më parë iu bashkua skuadrës turke Gaziantep nga FC Llapi.
Kosovari debutoi në ndeshjen ku Gaziantep barazoi 1:1 me Sivassporin, duke u inkuadruar në lojë në minutën e 64-të.
Ai përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se është i lumtur më debutimin në Superligën e Turqisë.
“I lumtur me debutimin dhe ndeshjen time të parë zyrtare për klubin tim të ri Gaziantep”, ka shkruar Veliu.