Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka treguar lojë maestrale në fanellën e ekipit të Chicago Fire dhe është më i merituari për fitore në udhëtim, me rezultat 3:2 ndaj Charlotte-s.
Shaqiri asistoi në golin e dytë dhe të tretë në minutën e 24-të përkatësisht të 52-tën.
Faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, vlerësoi me notë të lartë (8.3) Xherdan Shaqirin.
Notat
Futbollisti i Chicago-s, Kacper Przybylko, autorë i dy golave, vlerësohet me notën 8:4 dhe u zgjodh lojtar i ndeshjes.
Chicago tani është në zonën e play-off-it, në pozitën e shtatë me 30 pikë apo nga 24 ndeshje ka 8 fitore, 6 barazime e 10 humbje në ligën amerikane, në Konferencën e Lindjes dhe Charlotte zë pozitën e 11-të me 29 pikë, me 9 fitore, 2 barazime e 13 humbje.