Kaiserslautern i ka shkaktuar humbjen e parë me rezultat 2:1 St. Paulit të Hamburgut, në ndeshjen e javës së tretë të Bundesliga II.
Ndeshje e luftuar deri në fund por St Pauli përkundër orvatjeve nuk arritën që të barazojnë rezultatin.
Futbollistët Boyd në minutën e 9-të dhe Redondo në atë 86-tën, shënuan për fitoren e vendasve.
Për mysafirët realizoi Jakov Mediq (88’).
Lojtarët e Kosovës, Leart Paçarada dhe Betim Fazliji, u paraqitën titullarë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 79-të.
Kaiserslautern ngritet në vend të dytë me 7 pikë dhe St. Pauli bie në të 12-tin me 4 sosh..