Futbollisti shqiptar, Jason Çeka, ka shënuar për Magdeburgun, por nuk i mjaftoi për të marrë pikë në duel me Holstein Kiel, në takimin e javës së tretë të Bundesliga II.
Holstein Kiel ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në konak të Magdeburgut.
Çeka shënoi në minutën e 43-të, ndërsa për Kiel realizuan Komenda (18') dhe Pichler (59'-nga penalltia).
Çeka u zëvendësua në minutën e 69-të.
Holstein Kiel është në pozitën e dhjetë me 5 pikë dhe Magdeburg i 13-ti me 3.